Rritja për 700 denarë e pensioneve, pensionistët : Nuk janë të mjaftueshme

17.11.2019 14:03

Nga janari, pensionistët do t’i marrin pensionet me rritje prej 700 denarësh...

Nga janari,  pensionistët do t’i  marrin pensionet me rritje prej 700 denarësh. Në Maqedoninë e Veriut  ka 324 mijë pensionistë dhe për tu paguar rritja e parashkuar, do të nevojiten mbi 40 milionë euro.

Por megjithëse shuma e parave të ndara për këtë qëllim në buxhet, ëstë e lartë, shuma që hyn në buxheëtin e pensionistëve, nuk ëhstë se i ka kënaqur shumë ata. Pensionistët  e anketuar nga TVM 2, thonë se 700 denarë rritje nuk u mjaftojnë dhe për shkak harxhimeve të mëdha që kanë,  sidomos për ilace, kërkojnë rritje më të madhe të pensioneve.

“Keto nuk janë edhe aq të mjaftueshme por nuk kemi çfarë të bëjmë. Kujt i del kjo. “Gjithçka është shumë shtrenjtë, çka mund të bëjmë me 700 denarë plus”.

“700 den nuk më dalin  as për autobus  mos flasim për punë tjera. Mendoj se është gënjeshtër unë për vete nuk besoj. A ka inflancion?   Ka.  Ne nuk mundë ta mrijmë infalcionin, si  mundet te jetojme  tani në  dimër. Nuk del, nuk kemi ku t’ja mbajmë më andej” – thanë disa nga pensionistët e intervistuar.

62,2 % e pensionistëve kanë pensione minimale ose pensione deri në lartësinë e pagës mesatare.  Me rritjen eparaparë nga janari, pensioni mesatar do të jetë 15.500 denarë. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)