Dita botërore e foshnjeve të lindura para kohe, 12% e foshnjeve humbin betejën për jetë

17.11.2019 19:05

Ekaterina Mutoviq, nxënëse e shkollës së mesme....

Ekaterina Mutoviq, nxënëse e shkollës së mesme është një nga shumë individët që ka lindur para kohe. Asaj i është dëmtuar dëgjimi , ndërkaq mjekët këtë e kanë zbuluar kur ajo ka mbushur një vjet.

Zbulimi në kohë për të është tejet i rëndësishëm në zhvillimin e jetës normale, andaj ajo apelon mjekët që anomalitë tek foshnjet ti diagnostifikojnë në kohë.

“Në moshën pesë vjeçare më mundësuan që të shftyzojë dëgjimin dhe të flasë pa pengesa, pasiqë atëherë jam operuar. Dua të them se sa më herët zbuloni dëmtimin e dëgjimit aq më mirë do të jetë me fëmijën.” – tha Ekaterina Mutoviq, nxënëse e shkollës së mesme.

Qeveria siguron 25 inkubatorë në Klinikën e Gjinekologjisë

Në vend në nivel vjetor para kohe lindin rreth 600 foshnje. Prej tyre 12% humbin betejën për jetë. Mjekët thonë se janë vendosur metoda të reja në trajktimin e tyre, ndërkaq qeveria ka investuar në pajisje duke siguruar 25 inkubatorë.

“Qeveria siguroi 25 inkubatorë, me të cilët dukshëm relaksohet puna e personelit. Tani s’ka vendosje të dy foshnjeve në një inkubator. Me këtë parandalohen rreziqet shtesë nga infeksionet dhe komplikimet tjera tek një foshnje e lindur para kohe.” – tha Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Viktorija Jovanovska.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se edhe edukimi i kuadrit sipas standardeve botërore ka ndikuar në trajtimin e foshnjeve.

“Këto rezultate janë tejet të rëndësishme dhe rralë ndodhë në botë që të ulet vdekshmëria tek të posalindurat para kohe. Do të vazhdojmë të investojmë edhe në resurset njerëzore, rritjen e pagave, pasiqë vetëm mjekët dhe infermieret e stimuluara mund të kenë sukses në punë.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kryeministri porositi institucionet të vazhdojnë të angazhohen për të ndryshuar statistikat e errëta.

“T’u sigurojmë kushte foshnjeve të repartit intenziv. Në vendet e zhvilluara thuajse gjithë këto foshnje mbijetojnë. Synimi ynë është që Maqedonia e Veriut të bëhet një nga ato vende.” – theksoi Kryeministri i  vendit, Zoran Zaev.

Në kilinikën e Gjinekologjisë në Shkup me rastn e ditës botërore të  foshnjeve të lindura para kohe, mysfairë ishin pacientët e klinikës. (Meral Ismaili, TVM2)