“Zonja e vjetër” mposht Milanon midis San Siros
Juventus-i ka triumfuar në ndeshjen e parë të rëndësishme të edicionit të ri në Serie A pasi mbrëmë e ka mposhtur Milan-in...

Juventus-i ka triumfuar në ndeshjen e parë të rëndësishme të edicionit të ri në Serie A pasi mbrëmë e ka mposhtur Milan-in në kryendeshjen e zhvilluar në “San Siro” me rezultat 1:0.
Në pjesën e parë rrjetat mbetën të paprekura, ndonëse pati raste nga të dyja anët, por që të dy portierët u angazhuan maksimalisht.
Kampioni në fuqi i Italisë vazhdoi të ishte i rrezikshëm edhe në 45 minutat e fundit duke krijuar disa shanse dhe në fund arriti ta zhbllokojë rezultatin.
Paul Pogba dërgoi një top të bukur në drejtim të Carlos Tevez-it, i cili pati kohë ta godiste topin që nuk mundi ta ndalte Christian Abbiati (71’).
Duhet theksuar se kjo ishte fitorja e tretë e “Zonjës së Vjetër” pas tri ndeshjeve të para të edicionit në Serie A, derisa për Milan-in kjo ishte humbja e parë në këtë edicion.
