Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në RMV mblodhi artistët më të mirë që kultivuan folklorin
Me valle, kengë dhe insturmente muzikore, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut...

Me valle, kengë dhe insturmente muzikore, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë në qytetin e Tetovës ka bërë paraqitjen e tij të parë dhe historike.
Ky ansambël ka mbledhur në vetë artistët më të mir të shoqërive artisike të vendit tonë theksoi, drejtori artistik Ansamblit, Jeton Pustina.
“Është fakt që ky Ansambël,ka mbledhur në vete shumë antar të atyre shoqërive që me vite të tëra kanë kontribuar në mënyra të vecanta në kultivimin e folklorit tonë” – u shpreh Jeton Pustina, Drejtor Artisitk i AKVSH.
“Do të jemë besnik, do të jem në shërbim dhe do të jemë shërbëtori i Ansambilt shtetëror. Faleminderit, Tetovë” – u shpreh Shkodran Tola – AKVSH.
Kjo datë do të shkruhet me shkronja të arta theksoi sekretari në ministrin e kulturës Valmir Aziri.
“Sot është fillimi i punës i një institucioni të cilën shqiptarët e kanë ëndëruar gjenerata me radhë. Sot jemi dëshmitarë të një eventi historik, datë kjo që do të shkruhet me shkronja të arta në historinë më të re shqiptare” – theksoi Sekretari në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.
Ndërkohë për kreun e integristëve Ali Ahmeti. ansambli është përfaqësues i shqiptarëve autokton të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ky ansambël është përfaqësuesi jonë, jo vetëm që të drith skenat por ti dridh edhe shkallët e publikut. Ky është përfaqësuesi i shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i shqiptarëve autokton pasi ne nuk jemi ardhcak këtu. Meveshje, me këngë Ju keni një mision historic të largoni pluhurin të cilin pluhur,pushtues e pushtues e kan mbjellur mbi këngën mbi vallen mbi vajin e shqiptarëve në këto hapësira, dhe ky është përfaqësuesi legjitim dhe legal pa pluhur Ju drejtorët ju drejtuesit ta largoni” – u shpreh Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Rruga e institutacionalizimit kulturore gjithmon ka qenë dhe do mbetet një rrugë e gjatë, dhe një rrugë jo e lehtë. Përparsia jonë është që të gjithë se bashku, këtu sa jemi, arritëm duke mbështetur njëri tjetrin të kemi sot pikirisht një ansambël, i cili ne fakt tani me është një ansamdël profesional” – tha Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Ansambli ketë të hënën do paraqitet para publikut Kumanovar ,ndërsa më pas vijojnë në Gostivari, Dibra, Struga, Kërçova dhe Shkupi më 28 nëntor. (Visar Sadiki, TVM2)
