Mickovski dhe Zaev, akuza të ndërsjella në aspektin kombëtar

17.11.2019 19:51

Lideri i VMRO- DPMNE – së, Hristijan Mickovski...

Lideri i VMRO- DPMNE – së, Hristijan Mickovski ka pohuar se Maqedonia me Zaev në krye po vazhdon ta shet identitetin kombëtarë të vendit, duke e lejuar Greqinë që në një organizim ekonomik e kanë quajtur Maqedoninë si Greke.

“Duhet të jesh real dhe të thuhet se kemi disfata të thekësuara si shtet në krye me një Kryeministër i cili nuk turpërohet të humbë. Shikoni vetëm këto të muajve të fundit, Ciprasi ja mori mashën dhe i lavdërojke me atë, ndërsa Micotakis para disa ditëve e kishte ftuar që ti tregon se po promovonë një brend botëror me emrin ‘Maqedonia është greke” – tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Por  kjo sipas Kryeministrit Zaev është çështje e regulluar sipas pikave të definuara në Marrëveshjen e Prespës, por pritet të formohet edhe grupi i ekspertëve i cili do ti definoj çështjet e brendimeve të produkteve.

“E drejtë e çdo kujtë është që të shpalosin sllogane, dhe brende të tyre në samitin ekonomik në Selanik, apo si shoqëri e ndërmarrësve. Edhe marrëveshja e Prespës, edhe standardet ndërkombëtare qartë definojnë se si zgjidhen këto qështje, dhe në këto qështje i keni inkorporuar në Marëveshjen e Prespës, ku tanimë është në formim grupi i ekspertëve nga të dyja anët, të cilët do ti zgjedhën çështjet e tilla njëher e përgjithmon brendimin e prodhimeve nga rajoni Maqedoni” – u shpreh Kryeministri Zoran Zaev.

Këto deklarime Zaev i  bërri në forumin e Gruas në LSDM, ndërsa Mickovski ishte në tribunën me të rinjët e VMRO-DPMNE-së. (Fitim Kryeziu, TVM2)