75 vjetori i çlirimit të Tiranës, maxhoranca e krahason opozitën me fashizmin

17.11.2019 20:20

Nuk kanë munguar as këtë të diel përplasjet në distancë mes mazhorancës dhe opozitës....

Nuk kanë munguar as këtë të diel përplasjet në distancë mes mazhorancës dhe opozitës. Zv.kryeministri Erjon Braçe dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e krahasuan opozitën me fashizmin, duke thënë se i bashkon lufta kundër interesave të popullit shqiptar. 

Paralelizmin dy eksponentët e Partisë Spcialiste e bënë me rastin e ditës së çlirimit të Tiranës.

Por, kryetari Demokrat Lulzim Basha, gjatë një takimi  me fermerët, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se po tentojnë të kapin institucionet e drejtësisë, me qëllim që t’i shpëtojnë dënimit për krimet e kryera vitet e fundit.

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takime përfaqësues të opozitës dhe partitë politike, për të biseduar lidhur me mundësitë për zgjidhjen e krizës që po kalon Shqipëria.

Përplasjet presidencë qeveri u thelluan ditët e fundit, pas emërimeve të bëra në Gjykatën Kushtetuese, e për të cilat presidenti do të kallëzojë penalisht kryetarin e këhsillit të Emërimeve në drejtësi, Ardian Dvorani. (Luljeta Ndoka, TVM2)