Protestuesit në Hong Kong, hedhin shigjeta nga kampusi i një Universiteti

17.11.2019 20:59

Protestuesit në Hong Kong si vazhdimësi e protestave....

Protestuesit në Hong Kong si vazhdimësi e protestave kanë hedhur shigjeta dhe bombola gazi nga kampusi i një universiteti, me ç’rast u lëndua një zyrtar policor në këmbë.

Forcat e sigurisë kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit me topa uji dhe gaz lotsjellës pas sulmit të protestuesve me harqe dhe shigjeta nga kulmi i një universiteti në Hong Kong.

Zjarri kishte përfshirë qiellin pranë universitetit në mbrëmjen e protestave, pas bombolave të gazit që u hodhën nga protestuesit në qendër të qytetit.

Për muaj të tërë Hong Kongu është përballur me dhunë dhe kaos si pasojë e një projektligji për ekstradim që më pas u transformua në rritje të pakënaqsisë.

Hong Kongu, koloni e Britanisë deri më 1997, është pjesë e Kinës, sipas që funksionon sipas modelit, “një shtet, dy sisteme”.

Sipas këtij modeli, Hong Kongu gëzon nivel të lartë të autonomisë dhe njerëzit kanë liri që nuk ekzistojnë në Kinë.