Maqedoni
Anëtarësimi i RMV-së në NATO, Franca e ratifikon Protokollin të enjten
18.11.2019 11:01
Asambleja kombëtare e Francës të enjten pritet të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO....

Në elaborim të propozimit, të dhënë nga Ministria franceze për Evropën dhe punë të jashtme, theksohet se inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO “do ta përforcojë sigurinë e rajonit dhe të Aleancës në tërësi”.
“Franca do të mbetet tërësisht e zgjuar lidhur me parimet kyçe të procesit të zgjerimit të NATO-s, ndërsa ky është vlerësim i arritjeve individuale të vendeve kandidate dhe kontributit të tyre për sigurinë e rajonit euroatlantik”,- shtohet në elaborim.
Pas ratifikimit francez mbetet vetëm ratifikimi nga Parlamenti i Spanjës, i cili ende nuk është konstituuar, duke e pasur parasysh se vendi ende nuk ka qeverinë e re nga zgjedhjet e 10 nëntorit. Pritjet ishin se Protokolli do të ratifikohet nga të gjitha 29 shtetet anëtare deri tek Samiti i Aleancës, të caktuar më 3 dhe 4 dhjetor në Londër, por përbërja e re e Parlamentit në Spanjë duhet të konstituohet më 3 dhjetor.
