Tenis

Ana Ivanoviq triumfon në Tokio

21.09.2014 17:21

Tenistja sërbe Ana Ivanoviç ka fituar titullin e 15 në karierën e saj, pasiqë sot në mëngjes në finale të VTA turneut në Tokio...

Tenistja sërbe Ana Ivanoviç ka fituar titullin e 15 në karierën e saj, pasiqë sot në mëngjes në finale të VTA turneut në Tokio ka mposhtur tenisten Daneze Karolin Voznjacki me rezultat 2 me o në sete 6-2 dhe 7-6.
 
Trofeu I katërt këtë vit tenistes serbe I solli 470 pikë të reja në VTA. Me këtë sukses Ivanoviç u ngjit në pozitën e pestë në garën për plasman në turneun përfundimtar këtë stinor në Singapor ku do të marrin pjesë 8 tenistet më të mira në botë për vitin në vijim.
 
Karolin Voznjackit vendi I dytë në Tokio apo plasmani në finale I solli 305 pikë të reja në VTA listën  të cilat I mundësojnë që të bëj gara për 8 tenistet më të mira në botë.
 
Ana Ivanoviç dhe Karolin Voznjacki deri më tash jan takuar 7 herë,ndërkaq tenistja serbe avanson me 5-2.