Futboll

Portugalia zyrtarisht në EURO 2020

18.11.2019 14:36

Portugalia edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në verën e vitit 2020...

Portugezët kanë fituar 0-2 në udhëtim te Luksemburgu, për ta arritur kështu kualifikimin në Euro 2020. Portugezët e filluan mjaftë mirë takimin dhe shënuan me anë të Bruno Fernandes në minutën e 39-të me asistimin e Bernardo Silvas.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe një gol. Ishte Cristiano Ronaldo ai që e vulosi fitoren e Portugalisë në minutën e 86-të, që u shërbye mjaftë mirë nga Diogo Jota.

Portugalia e ka mbyllur Grupin B me 17 pikë, tri më pak se Ukraina që është lider, Serbia nuk ka arritur të kualifikohet që ka 14 pikë, Luksemburgu me katër dhe Lituania me vetëm një sosh.