Shilegov: Nga projekti “Shkupi 2014”, u dëmtua 70% e gjelbërimit në ringun e vogël
Në kuadër të sezonit të mbjelljes së vjeshtës në rrugën “Maksim Gorki” të kryeqendrës....

Në kuadër të sezonit të mbjelljes së vjeshtës në rrugën “Maksim Gorki” të kryeqendrës, janë mbjellë 18 fidanë të rinj qershi japoneze, të cilat janë siguruar si donacion në bashkëpunim me Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se bëhet fjalë zëvendësimin e drunjve të dëmtuar me fidanë të rinj.
“70% e gjelbërimit në ringun e vogël të qytetit tonë është shkatërruar nga projekti “Shkupi 2014”. Po mundohemi në çdo hap atje ku është e mundur, tanimë po merr formë pjesa e fidanëve në sheshin afër qendrës tregtare, që të paktën në ringun e vogël të kthejmë gjelbërimin që pamëshirshëm ishte shkatërruar për projektin “Shkupi 2014””,- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Përveç 18 fidanëve të mbjellë sot, nga komuna Qendër bëjnë të ditur se gjithsej 50 qershi japoneze do të mbillen në lokacione të ndryshme ku janë prerë apo dëmtuar pemët dhe gjelbërimi. Kryetari i Shkupit, Shilegov, njëherit bëri të ditur se aktualisht po pastrohet edhe shtrati i lumit Vardar. (Gyltene Sinani, TVM2)
