Maqedoni
Ekspertët: Kursimi i energjisë në industri, shumë i ulët
18.11.2019 16:57
Niveli i kursimit të energjisë elektrike në industrinë tonë është shumë i ulët...

Ka disa kompani që e kanë reduktuar këtë, por sipas ekspertit të programit për efikasitet energjetik në KB, Marko Mateini, duhet të punohet më shumë, sepse në kursimin e energjisë elektrike ka përfitime të mëdha.
250 ndërmarrje do të kenë detyrim të kontrollojnë procesin e tyre të prodhimit në drejtim të konsumit të duhur të energjisë. Kjo është paraparë edhe me Ligjin e ri për efikasitetin e energjisë, i cili është në procedurë parlamentare.
“Efikasiteti i energjisë nuk është në nivelin e dëshiruar, sepse vetë industria nuk është në dijeni për mundësitë dhe përfitimet. Aftësia e ofruesve të shërbimeve, nga ana tjetër, është e kufizuar, megjithëse ekziston një varg i gjerë zgjidhjesh që mund të zbatohen. Sfida e tretë është politika për të mbështetur efikasitetin e energjisë”,- tha eksperti nga UNIDO (Programi i KB për efikasitetin e energjisë), Marko Mateini.
“Ekonomia jonë përballet me një konkurrencë të fuqishme në tregun evropian. Kjo është arsyeja pse investimet duhet të bëhen me kujdes në mënyrë që biznesi të mos shuhet”,- tha Pançe Atanasovski nga Agjencia e Energjisë.
Deri më tani, 21 kompani nga metalurgjia, energjia dhe farmacia janë përfshirë vullnetarisht në realizimin e projektit dhe analiza e përvojës së tyre ka treguar që kompanitë kishin kursime në konsumin e energjisë.
SEDAT SELIMI
