Këshilli për Punë të Përgjithshme i KE-së, nesër shqyrton propozimin francez të zgjerimit
Këshillit për Punë të Përgjithshme i Këshillit te Ministrave....

Këshillit për Punë të Përgjithshme i Këshillit te Ministrave do të shqyrtojë të martën propozimin francez për reformimin e politikës së zgjerimit. Nga Komisioni Evropian nuk shpalosin detaje për debatin e kësaj çështjeje, por thonë se ekzekutivi i BE-së është shumë i qartë sa u përket RMV-së dhe Shqipërisë.
Ata kanë kryer obligimet dhe tani duhet të realizojë premtimin BE, thotë zëdhënësja e BE-së, Mina Andreevska.
“E dini se do të mblidhet Këshilli i Ministrave dhe do të kenë mundësi të diskutojnë për këtë çështje. Qëndrimi ynë për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është shumë e qartë. Të dyja vendet kanë treguar rezultat dhe tash duhet të veprojë Bashkimi Evropian”,- deklaroi zëdhënësja e KE-së, Mina Andreevska.
Musliu: Për RMV-në dhe Shqipërinë, është kontestuese koha për metodologjinë e re
Edhe analistët politikë në vend nuk mendojnë se metodologjia e re do të jetë kontestuese për Shkupin dhe Tiranën. Sipas analistit, Albert Muslia, dy shtetet kanë përmbushur kushtet për të hyrë në fazën e parë të bisedimeve me BE-në.
“Për ne është kontestuese koha e cila do të nevojitet për t’u harmonizuar ato qëndrime edhe fillimi i negociatave, sepse për qytetarët e Maqedonisë nuk ka kontest apo problem me akomodimin e parakushteve për anëtarësim të plotë. Por, uroj që kjo mos të bëhet pjesë e të treguarit muskujt ndërmjet liderëve të ndryshëm të BE-së edhe gjithë kjo në kurriz të shteteve aspirante, si të Maqedonisë dhe Shqipërisë, por bile edhe të Malit të Zi dhe Serbisë, ngaqë ka efekt negativ për gjithë regjionin”,- tha analisti politik, Albert Musliu.
Anëtarësim gradual, kushte më rigoroze, përfitime materiale, si dhe mundësi të kthimit të procesit janë katër parimet që Parisi i sheh si bazë për një metodologji të re të zgjerimit të BE-së. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
