Maqedoni

Angellova: Do të rritet kufizimi e importimit të dërgesave

18.11.2019 17:29

Kufizimi deri në 45 euro i dërgesave nga blerjet e qytetarëve jashtë vendit pa obligim për të paguar detyrimet doganore...

Kufizimi deri në 45 euro i dërgesave nga blerjet e qytetarëve jashtë vendit pa obligim për të paguar detyrimet doganore, do të rritet rreth 90 euro, paralajmëron ministrja e financave, Nina Angellova.
 
Këtë paralajmërim Angellova e bëri gjatë prezantimit të skenerit të ri për dërgesa postare në Drejtorinë e Doganave, i cili mundëson kontrollim më të shpejtë të dërgesave.
 
“Dërgesat e vogla që i pranojnë qytetarët nga jashtë aktualisht janë të kufizuara në 45 euro, d.m.th. nëse porositni diçka në internet dhe merrni produktin deri në 45 euro, ju liroheni nga pagesa e detyrimeve doganore, mbi 45 euro janë objekt i detyrimit doganor. Në Evropë mesatarja është 150 euro, pra deri në 150 euro detyrimet doganore nuk paguhen kur porosisni një dërgesë. Ne po bëjmë tashmë analiza dhe plani është që ky prag 45 euro të dyfishohet diku, në 80-90 euro në prag”,- tha ministrja e financave, Nina Angellovska.
 
“Me një skaner me vlerë rreth 60,000 dollarë besojmë se do të shpejtojmë shumë procedurat doganore nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të sigurojmë një nivel të mjaftueshëm kontrolli mbi dërgesat në hyrje dhe do t'u mundësojmë qytetarëve të shkurtojnë procedurat e tyre aktuale me hyrjen e dërgesës në zonën doganore deri në dërgimin e përdoruesit përfundimtar”,- u shpreh drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski.
 
Vitet e fundit ka pasur një rritje prej rreth 30% në transaksione dhe sasinë e vlerës së dërgesave elektronike.
 
Skeneri i prezantuar është një donacion amerikan, i cila mundëson të kontrollohet se çfarë përmban dërgesa pa e hapur fare. 
 
REJHANE BUSHI METAJ