Maqedoni
"Alo, doktor", 200 qytetarë marrin këshilla
21.09.2014 17:25
Gjithsej 200 thirrje telefonike janë regjistruar gjatë dy ditëve të fundit, në numrin falas për këshilla mjekësore “Alo, doktor”...

Sipas autoriteteve, në numrin 15-123, nga 19 shtatori deri 20 shtator, ora 22, janë realizuar 200 telefonat nga qytetarë me shqetësime shëndetësore.
Shumica e telefonatave kanë pasur të bëjnë me rritje temperature dhe simptoma respiratore dhe kardiovaskulare, si pasojë e ndryshimeve atmosferike.
Gjatë komunikimit telefonik, të gjithë qytetarët kanë marrë këshillat e duhura, ndërsa në dy raste mjekët specialistë kanë këshilluar thirrjen e Ndihmës së Shpejtë.
