Maqedoni

Anëtarësimi në NATO, vendi pret ratifikimin nga Franca dhe Spanja

18.11.2019 17:45

Dhoma e ulët e Parlamentit francez pritet që gjatë kësaj jave ta ratifikojë protokollin për anëtarësim të vendit në NATO...

Ky vendim do të merret pas debatit, i cili është caktuar të zhvillohet gjatë ditës së enjte. Më 17 tetor një vendim pozitiv tanimë e ka sjellë Senati francez.
 
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ka përsëritur vlerësimin se anëtarësimi i vendit në NATO vjen pasi vendi realizoi reformat në armatë. 
 
“Aleanca e NATO-s dhe anëtarësimi ynë në të do të thotë edhe zhvillim i shkencës dhe të gjitha sferave tjera të shoqërisë. Plani i Qeverisë në këto dy vitet e fundit ka qenë rritja e buxhetit të ARM-së për mbrojtjen. Por, ky buxhet nuk duhet të destinohet vetëm në mbrojtje, por edhe në zhvillimin e metodave inovative të mbrojtjes dhe të rritjes së kapaciteteve të cilat i kanë vendet e NATO-s. Nëse bashkëpunimi është i disa-anshëm në mes armatës, mbrojtjes, vendeve të NATO-s, si dhe zhvillimi i teknologjisë, padyshim se rezultati do të vijë, që të kemi një vend anëtar të NATO-s me të gjitha nishanet”,- tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska,
 
Pas ratifikimit nga ana e Francës, mbetet që vetëm edhe Parlamenti spanjoll ta ratifikojë protokollin si vendi i fundit i 29 i Aleancës dhe Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të jetë anëtarja e 30 e NATO-s. 
 
FITIM KRYEZIU