FMN: Vitin e ardhshëm, RMV me rritje të PBB prej 3.4%
Pas krizave të stërzgjatura politike, ekonomia e Maqedonisë së Veriut....

Pas krizave të stërzgjatura politike, ekonomia e Maqedonisë së Veriut është stabilizuar dhe ka hyrë në një periudhë ku rritja është solide. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritja prej 3.4% të PBB-së për vitin 2020.
Kjo rritje do të jetë e mbështetur nga kërkesa e madhe e brendshme dhe rritja solide e eksportit. Por, për t’u arritur kjo nevojitet që vendi edhe më tej të vazhdojë në implementimin e reformave.
Megjithatë, FMN kishte kritika sa i përket rritjes së pagës minimale, pasi sipas tyre rrogat po rriten më shpejtë në krahasim me produktivitetin e punës.
Kritika kishte edhe sa i përket anulimit të tatimit progresiv.
“Masa e implementuar për kthim të TVSh-së (TVSh-ja ime) e dedikuar për përmirësimin e pagesës së të ardhurave do të sjellë rritje të shpenzimeve. Anulimi i propozuar i tatimit progresiv dhe tatimit mbi të ardhurat kapitale do ta ngadalësojë rritjen e të ardhurave. Njëkohësisht, kontributet më të larta për sigurim social do të gjenerojnë të ardhura shtesë. Ekipi ynë projekton që deficiti fiskal do të zgjerohet në 2.5% nga PBB në vitin 2020 nga 1.9% që është tani”,- thuhet në raportin e FMN-së.
Angellovska: Raporti i FMN-së, pozitiv për vendin
Këtë raport ministrja e Financave, Nina Angellovska, e cilëson si pozitiv, duke pasur parasysh atë që FMN ka parashikuar një rritje prej 3.4%.
“Në raport thuhet se mund ta ngadalësohet rritja e të hyrave, si rezultat i tatimit personal. Ta ngadalësoj rritjen, nuk do të thotë se nuk do të ketë rritje, për shkak se gjithsesi ne projektojmë të vazhdojë rritja në anën e mbledhjes së të hyrave nga tatimi personal dhe ajo detyrohet nga njëra anë prej efektit natyror – rritjes së ekonomisë, do të ulet papunësia, nga ana tjetër rriten rrogat dhe si segment të tretë kemi subvencionimin e kontributeve, që do të japë efekt pozitiv në anën e mbledhjes së të ardhurave nga ana e tatimit personal”,- tha ministrja e Financave, Nina Angellovska.
Sa i përket rritjes së pagës minimale, ministrja Angellovska tha se kjo rritje është dakorduar nga të gjitha odat ekonomike, ashtu që nuk pret se do të mund të gjenerojë probleme. Kjo rritje sipas saj do të ndikojë në rritjen e përgjithshme ekonomike. (Ersan Pajaziti, TVM2)
