Dimitrov: Non pejperi francez parasheh anëtarësimin

18.11.2019 18:30

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov....

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e vlerëson si shumë të rëndësishëm  non-pejperin e Francës, duke theksuar se qytetarët e vendit nuk kanë çfarë të humbasin nëse kërkohet që të ketë kushte më të ashpra  gjatë procesit negociues. Qytetarët do të kenë benefite më të shpejta dhe të dukshme nga reformat kundrejt një procesi i cili kërkon reforma të vazhdueshme, thotë kryediplomati.

“Është e rëndësishme ajo që është cekur në këtë non pejpër se bëhet fjalë për një proces i cili ka për qëllim përfundimtar anëtarësimin dhe ajo është përsëritur disa herë në këtë non pejper. Ne do të donim që të kemi kushte për një ndeshje të barabartë me të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe është e rëndësishme që procesi paraqasës, sido që të jetë ai, të mundësojë një olimpiadë të reformave”,- tha ministri i Punëve e Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Linde: Dëshirojmë të shohim reforma

Këto komente Dimitrov i bëri pas takimit me homologen suedeze, An Linde, e cila tha se vendi i saj ende nuk e ka analizuar në tërësi non pejperin, ndërsa sa i përket Maqedonisë së Veriut vlerëson se vendi duhet të vazhdojë më reformat.           

“Duke e pasur parasysh se non pejperi i Francës u paraqit të premten akoma nuk e kemi analizuar në përgjithësi. Por, qëndrimi ynë është se do të dëshironim të shohim reforma në mënyrën me të cilin zhvillohet procesi paraqasës për integrim në Bashkimin Europian. E përshëndes këtë diskutim, por nuk jam e gatshme të them diçka më konkrete në lidhje me dokumentin francez”,- u shpreh ministrja e Punëve të Jashtme në Suedi, An Linde.

Sa i përket takimit, ministrja suedeze përshëndeti reformat në gjyqësi, sektorin e përgjimeve dhe luftën kundër korrupsionit. (Gazmend Kurtishi, TVM2)