Forumi BE-Ballkani Perëndimorë, zbatimi i reformave prioritet

18.11.2019 21:25

E ardhmja e Ballkanit Perëndimorë është në BE....

E ardhmja e Ballkanit Perëndimorë është në BE, ndërkaq zbatimi i reformave sidomos në fushën e sundimit të shtetit ligjorë mbeten prioritet theksuan pjesmarrësit në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në kuadër të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së.

“Rajoni është dhe do të vazhdojë të mbetet një prioritet nga të gjitha fushat me interes  të ndërsjelltë. Kjo varet nga rezultatet e qëndrueshme sidomos në fushën e shtetit ligjorë e cila mbizotron diskutimet tona sot. Besimi i KE-së është se si Shqipëria ashtu edhe RMV kanë bërë progres të mjaftueshëm  për të justifkuar hapjen e negociatave. Përparimi në procesin e zgjërimit varet nga vetë partnerët e Ballkanit Perëndimorë që do të thotë reforma të plota dhe rezultati e arritjeve janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara” – tha Euroambasadorja, Vera Jurova. 

“Përforcimi i shtetit ligjorë ka qenë një nga prioritetet e kryesimit të finlandës me BE-në dhe të gjithë u pajtuam se një sistem i mirë i drejtësisë dhe qasja e barabartë ndaj drejtësisë janë elementet kryesore të shtetit ligjorë dhe kanë përfitime të drejta si qytetarët ashtu edhe bizneset” – u shpreh Ministrja e Jashtme e Mbretërisë finlandeze, Ana Maja Herinkson.

Eurokomesarja për drejtësi Jurova dhe ministrja e Drejtësisë finlandeze Herinkson komentuan edhe propozimin françez rreth zgjërimit.

“Kriteret e antarësimit tëgjitha para se të futeni në BE dhe sidomos reformat në fushën e shtetit ligjorë të cilat janë thelbësore. Progres nevojitet për lirinë e mediave në luften kundër korrupcionit dhe kundër krimit të organizuar” – theksoi Ana Maja Herinkson.

“Unë personalisht shoh disa gjëra të dobishme duke parë parasyshë gjendjen tonë aktuale se si ne e vlersojmë cilsinë dhe efikasitetin e drejtësisë. Është ajo që ne e quajmë tabela me pikë e drejtësisë  skurse përcaktimi standarteve krahasuese të kushteve për begatinë ekonomike. Por do të varet nga shtetet antare që do ta diskutojnë këtë propozim” – deklaroi Euroambasadorja, Vera Jurova. 

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me zbatimin e një procesi të vetingut në gjyqësor Jurova tha se duam të shohim se sektori i drejtësisë është plot me profesionistë dhe persona me besueshmëri, për integritetin moral të të cilëve nuk ka dyshime dhe nuk vihet në pyetje profesionalizmi i tyre.

Në forum gjithashtu është theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të kujdesen për kushtet nëpër burgje sipas standardeve të Këshillit të BE-së, ndërsa lidhur me sistemin zgjdhore vendet duhet tu përmbahen rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Në forum marrin pjesë ministra, zëvendësministra dhe sekretar shtetëror nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Serbia. (Naim Ramadani, TVM2)