Botë
Abdullah dhe Ghani ndajnë pushtetin
21.09.2014 17:52
Kandidatët presidencialë në Afganistan, Abdullah Abdullah, dhe Ashraf Ghani, kanë nënshkruar marrëveshjen për ndarje të pushtetit...

Sipas marrëveshjes, Ghani do të emërohet president, ndërsa Abdullah shef ekzekutiv.
Marrëveshja i jep fund kontestimit disamujor të rezultatit të zgjedhjeve të qershorit. Presidenti në largim, Hamid Karzai, ka përgëzuar Ghanin dhe Abdullahun dhe ka shfaqur shpresën për paqe dhe prosperitet në Afganistan.
