Botë

Sydney mbulohet nga tymi

19.11.2019 14:20

Syndney në Australi është mbuluar gjatë të martës me tym

Syndney në Australi është mbuluar gjatë të martës me tym, për shkak të rreth 50 vatrave zjarri që vijojnë të jenë ende aktive. Ndotja e ajrit në vend është 8 herë më e lartë, ndërsa autoritetet kanë kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
 
Qytetarët e Sydney në Australi janë zgjuar këtë të martë nën pushtetin e një tymi të dendur ku 50 vatra zjarri janë ende aktive në rajonin juglindor të Australisë,  si pasojë e temperaturave të larta.
 
Erërat e forta gjatë natës kanë mundësuar sjelljen e tymit në pjesën më të madhe të qytetit. Vendasit kanë përshkruar sesi tymi i zjarreve kishte pushtuar shtëpitë.
 
Rreth 5 milion njerëz jetojnë në rajonin e New Wales, të cilët kanë qenë nën efektin e tymit të zjarreve me javë. 6 persona kanë vdekur dhe 530 shtëpi janë djegur si pasojë e vatrava të zjarreve që nga tetori.
 
Meteorologët kanë parashikuar që temperaturat do të shkojnë deri në 40 gradë celsius dhe nuk priten reshje shiu.
 
Ndotja e ajrit në vend është 8 herë më e lartë, ndërsa autoritetet kanë kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
 
Duket se tymi do të qëndrojë për disa ditë, thotë shërbimi i zjarrfikësve të qytetit jugor të New Wales./Ora News