Maqedoni

Shtyhen seancat për rastet “TNT” dhe “Maxhar Telekom”

19.11.2019 17:01

Gjykimi për lëndën “TNT” për shembjen e kompleksit “Kosmos” të investitorit, Fijat Canovski...

Gjykimi për lëndën “TNT” për shembjen e kompleksit “Kosmos” të investitorit, Fijat Canovski, u anulua për më 25 nëntor, për shkak të urdhrit policor për arrestimin e të pandehurit, Mile Janakievski, për dhënie të deklaratës.
 
Gjykata në fillim informoi për kërkesën e avokatit të të akuzuarës, Elisabeta Najdovska, që transkriptat të përkthehen në gjuhën shqipe, por iu është dhënë përgjigje negative, për shkak se me këtë kanë pasur për qëllim zvarritjen e rastit.
 
Por, avokati, Merxhan Dauti, i ka hedhur poshtë këto akuza në lidhje me atë se po tentohet që të fitohet në kohë, duke theksuar se është pikërisht gjyqi ai i cili i stërzgjat procedurat. Të gjitha kërkesat, sipas Dautit, ishin si në shqip ashtu edhe në maqedonisht në përputhje me ligjin.
 
“Nëse ka diçka kundër ligjit edhe për atë do të përgjigjem dhe nuk do të ketë asgjë kontestuese në këtë lëndë. Un as që kam ikur dhe as nuk thirrem në atë se nuk e di gjuhen maqedonase dhe as që kam kërkuar diçka nga gjyqi. Gjyqi ka mundësi për një ditë gjatë procesit gjyqësor që t’i përkthejë të gjithë ato fakte, si dhe të sigurojë edhe përkthyes”,- deklaroi avokati, Merxhan Dauti.
 
Në Gjykatën Penale në Shkup u anulua edhe rasti kundër ish drejtorit të përgjithshëm dhe atij financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të mungesës së arsyetuar të gjykatëses e cila udhëheq me lëndën, Lenka Davitkova.
 
Ata ngarkohen se kanë lidhur marrëveshje fiktive për shërbime me shtëpinë konsultuese qipriote “Çapteks holding limited” dhe dyshohen se në këtë mënyrë kanë dëmtuar Telekomin e Maqedonisë dhe Buxhetin e Maqedonisë së Veriut. 
 
Seanca e ardhshme gjyqësore për rastin “Maxhar-Telekom” është caktuar për më 28 nëntor.
 
GAZMEND KURTISHI