Maqedoni
Gjendja shëndetësore e Jovanovskit, Dukovski: Hospitalizimi, i patjetërsueshëm
19.11.2019 17:29
I akuzuari për rastin "Zhvatja", Bojan Jovanovski, është në gjendje të rrezikshme për jetën...

I akuzuari për rastin "Zhvatja", Bojan Jovanovski, është në gjendje të rrezikshme për jetën dhe hospitalizimi i tij është i patjetërsueshëm. Kështu përmes pres konferencës njoftoi avokati i tij mbrojtës, Sasho Dukovski, sipas të cilit Jovanovski ka disa sëmundje serioze, në mesin e të cilave problem me lukthin,veshkën e majtë e cila nuk i punon.
Dukovski tha se për 120 ditë për sa është klienti i tij në paraburgim rreth 30 herë është dërguar në spital, ndërsa nga ana e personelit mjekësor në burg nuk i është dhënë për një kohë të gjatë terapia e rekomanduar nga specialistët.
“Si është e mundur që terapinë mjekësore të caktuar nga subspecialistë, një person mjekësor të lejojë që mos t’ia japë atë terapi mjekësore nga arsye të njohura vetëm për atë, për tre javë, kur bëhet fjalë për gjendje të rrezikshme për jetën. Për ketë arsye do të ketë padi penale për disa vepra penale si trajtim johuman, mosdhënie e kujdesit mjekësor etj”,- tha avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.
Dukovski tha se të gjithë qytetarët para kushtetutës janë të njëjtë dhe ashtu duhet të trajtohen, ndërsa për këtë fajësoi shërbimet mjekësore brenda burgut dhe prokurorinë e cila ka dhënë mendim negativ për zëvendësimin e masës së paraburgimit. Ai tha se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk janë në gjendje të përgatisin mbrojtjen.
“Ai thjeshtë nuk është i aftë që të ndërtojmë strategji për mbrojtje. Ajo personalisht më pengon shumë dhe në një moment isha i gatshëm të anuloj autorizimin”,- u shpreh avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.
Për gjendjen e tij, Jovanovski është drejtuar deri tek të gjitha institucionet, përfshirë dhe Avokatin e Popullit, Prokurorinë Shtetërore dhe atë që e procedon rastin dhe ambasadat e shteteve relevante në vend.
FLORIJE BELULI KAMBERI
