Janeva, nga paraburgimi në arrest shtëpiak
Me vendim të Gjykatës së Apelit, të akuzuarës për rastin “Zhvatja”, Katica Janevës....

Me vendim të Gjykatës së Apelit, të akuzuarës për rastin “Zhvatja”, Katica Janevës, i zëvendësohet masa e paraburgimit, me masën për arrest shtëpiak.
Përveç kësaj, gjykata i shqiptoi masa për kujdes, gjegjësisht ndalesë për komunikim me personat të përfshirë në rastin “Zhvatja”, iu konfiskua pasaporta dhe nuk ka të drejtë për nxjerrjen e një pasaporte të re dhe nuk guxon ta lëshojë vendin as me letërnjoftim.
Nga Apelacioni thonë se për të sjellë këtë vendim e kanë pasur parasysh gjendjen shëndetësore të Janevës.
Gjithashtu është marrë parasysh ajo që tre muaj ka kaluar në paraburgim, hetimi ka mbaruar dhe ka akuzë, ashtu që nga Gjykata thonë se pjesëmarrja e saj mund të sigurohet edhe përmes masave më të buta.
Janeva nuk do të kthehet nga Gjevgjelia, por burgimin shtëpiak do ta mbajë në banesën e djalit të saj. Paraprakisht, Janeva ka qëndruar në shtëpi me qira, për të cilën ka paguar nga 400 euro në muaj. Gjykimi i Janevës do të fillojë më 3 dhjetor. (Ersan Pajaziti, TVM2)
