Keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimeve, Kushtetuesja shqyrton nenin 353 të Kodit Penal

19.11.2019 19:08

Kolegji profesional i Gjykatës Kushtetuese...

Kolegji profesional i Gjykatës Kushtetuese shqyrtoi lëndën e formuar sipas nismës së Elenko Milanovit - avokat mbrojtës i disa ish funksionarëve, në raste të ngritura nga Prokuroria Speciale.

Milanov konteston dispozitën nga neni 353, paragrafi 5 i Kodit Penal, që ka të bëjë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimeve, e që Kodi penal parasheh mbi pesë vjet burg për dëmtimin e buxhetit gjatë furnizimeve publike. 

“Në seancën e Kolegjit profesional, të gjithë gjykatësit paraqitën këndvështrimet e veta për disa çështje të rëndësishme dhe të kontestueshme të ngritura në seancën paraprake. Gjykata Kushtetuese do të merr vendim meritor në ndonjë séancë të radhës.”,- thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

Shumë raste të ngritura nga Prokuroria Speciale, thirren në nenin 353 të Kodit Penal. I tillë është edhe rasti “Trajektorja”, që ka të bëjë me keqpërdorimet gjatë ndërtimit të autostradave, mirëpo për shkak të vjetërsimit të lëndës, ka shpëtuar nga ndjekja ish kryeministri, Nikolla Gruevski.

Kjo lëndë, edhe pas 33 seancave gjyqësore, nuk mori epilog gjyqësor dhe u shpall, lëndë vjetruar gjyqësore kështu që tani të gjitha shpenzimet gjyqësore obligohet t`i mbulojë shteti.

Një pjesë e ekspertëve juridik konsiderojnë se proceset e stërzgjatura gjyqësore që çojnë në vjetërsimin e lëndëve, të cilat i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike, paraqesin amnisti të heshtur për krimin në nivele të larta. (Shpëtim Nuredini, TVM2)