Maqedoni

Parashikimi i motit

20.11.2019 09:03

Moti në vend do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu...

Moti në vend do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu, të cilat herë pas here do të kenë karakter më të rrëmbyeshëm. Do të ketë edhe paraqitje të vetëtimave me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të fortë (mbi 60 km/orë), sidomos në pjesët juglindore ku pritet të bien mbi 35l/m2 shi.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 9 deri 17 gradë celcius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, parashihet që të vazhdojnë reshjet e shiut.