Maqedoni
Apeli mban mbledhje të jashtëzakonshme pas kërcënimit të Ruskoskës për hetim financiar
20.11.2019 11:15
Gjykata e Apelit në Shkup sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas njoftimit të prokurores, Villma Ruskoska....

Gjykata e Apelit në Shkup sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas njoftimit të prokurores, Villma Ruskoska, se ajo do të nis hetim financiar kundër gjyqtarëve që dje vendosën që masën e paraburgimit ndaj Katica Janevës ta zëvendësojnë me arrest shtëpiak. Nga Gjykata e Apelit informojnë se gjatë ditës do të ketë njoftim shtesë.
Dje gjykatësit e Apelit ia pranuan ankesën dhe vendosën që ish-shefja e Prokurorisë Speciale fillimin e gjykimit për rastin “Zhvatja” ta presë në banesën e djalit të saj në Shkup. Por, Janevës Apeli i shqiptoi në mënyrë plotësuese edhe masa të kujdesit. I është marrë pasaporta – ndërsa nga vendi nuk guxon të dalë as me letërnjoftim. Si arsye që ankesa e Janevës të pranohet nga gjykatësit e Apelit është fakti se për gjykimin, ajo mund të sigurohet edhe nga shtëpia, ndërsa është marrë parasysh edhe gjendja e saj e përkeqësuar shëndetësore.
Nga Apeli i Shkupit theksojnë se Janeva nuk do të guxojë të komunikojë me të akuzuarit e tjerë në për rastin “Zhvatja”, Boki 13 dhe Zoran Kiçec. Janeva, kërkoi që të braktisë Shutkën nga Gjykata e Penale, me garanci prej tri banesave me vlerë prej mbi 160 mijë euro. Por, Gjykata Themelore Shkupi 1 nuk e pranoi garancinë dhe topin e hodhi në Gjykatën e Apelit. Katica Janeva ishte në paraburgim prej 21 gushtit. Me urdhër të Villma Ruskoskës është arrestuar si e dyshuar në rastin “Zhvatja”. Kaluan thuajse tre muaj në Shutkë dhe në paraburgim e priti lajmin se është e akuzuar për rastin “Zhvatja”. Sipas aktakuzës, Janeva ia ka lehtësuar pozitën biznesmenit Orce Kamçev në rastin “Perandoria” për pastrim parash. Për këtë ka marrë mobilie prej 5 mijë eurove dhe 50 mijë euro para në dorë. Gjykimi për rastin “Reket” fillon më 3 dhjetor.
