Maqedoni
Vetingu në gjyqësor, Zaev: Pasi të sigurohen kapacitetet e duhura
20.11.2019 11:44
Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev, theksoi se vetingu duhet të realizohet jo vetëm në gjyqësor...

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev, theksoi se vetingu duhet të realizohet jo vetëm në gjyqësor, por edhe në institucionet tjera, mirëpo sipas tij shteti duhet të sigurohet nëse ka kapacitetet e duhura për kryerjen e këtij procesi.
“Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, të agjencive, ministrive. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave që ka pasur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm, por tani nuk ka kapacitete si ti mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet”. Zaev mes tjerash theksoi se Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm dhe se në rast të vetingut shteti mund të has në probleme në zëvendësimin e personave që nuk arrijnë të kalojnë këtë proces.
“Me sistematizim në gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa realisht për momentin kemi 520, ndërsa nëse përmes një vetingu ndodh që qindra mos ta kalojnë vetingun, ne nuk kemi si t’i zëvendësojmë këto kuadro”,- pohoi Zaev.
