Maqedoni

Jankullovska: Të respektohen rregullat në trafik

21.09.2014 18:02

Fletushka edukative, të cilët kanë të bëjnë me shkelje më të shpeshta në komunikacion të cilat ndodhin në qytet...

Fletushka edukative, të cilët kanë të bëjnë me shkelje më të shpeshta në komunikacion të cilat ndodhin në qytet, për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe tejkalimin e shpejtësisë së lejuar ka ndarë Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.
 
Në kuadër të fushatës "Respektoji rregullat, respektoje jetën", ajo apeloi deri te drejtuesit e automjeteve në komunikacion t'i respektojnë rregullat, ta respektojnë jetën e tyre dhe jetën personave të tjerë në komunikacion.
 
Mosmbajtja e rripit të sigurimit dhe tejkalimi i shpejtësisë, theksoi Jankulloska, janë shkelje të cilat shpesh çojnë drejt pasojave të rënda ndonjëherë dhe tragjike.
 
“Kur bëhet fjalë për shkeljet për shpejtësinë e palejuar, gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014 janë dorëzuar 5.098 kërkesa për procedurë shkelëse, ndërsa në lidhje me këtë shkelje janë paguar 1.299 gjoba, janë paralajmëruar 1.335 pjesëmarrës, janë marrë 46 patentë shoferë, ndërsa 164 drejtues të makinave kanë marrë ndalesë për drejtimin e një automjeti motorik, ndërsa 42 automjete tërësisht janë përjashtuar nga komunikacioni”, shprehet Gordana Jankullovska.
 
Jankullovska theksoi se aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe më tej, dhe mesazhi kryesor i fushatës është bëj vozitje të sigurt, bëj vozitje me rrip. 
 
HAMIDE IBRAHIMI-EMINI