Maqedoni
Ndotja e ajrit dëmton turizmin, kërkohen masa urgjente nga autoritetet
20.11.2019 14:37
Në vend që të jetë mik, mos funksionimi si duhet i sektorit të ekologjisë është kthyer në armik...

Në vend që të jetë mik, mos funksionimi si duhet i sektorit të ekologjisë është kthyer në armikun më të madh të turizmit në vendin tonë, vlerësojnë nga Oda e Turizmit. Lufta për një ambient më të pastër është luftë për zhvillim të turizmit, thonë ata. Aktualisht niveli i ndotjes së ajrit dhe problemi me mbeturinat kërkon një qasje më gjithëpërfshirëse të institucioneve kompetente.
“Kërkojmë inicimin e fushatës për ngritjen e vetëdijes ekologjike te qytetarët për hedhjen e mbeturinave aty ku e kanë vendin, mbledhjen e mbetjeve të kafshëve shtëpiake, ruajtjen e pajisjeve urbane dhe sanksionimin e vandalizmit”,- deklaroi kryetari i Odës Turistiko-Hotelierike, Vlladimir Gramatikov.
Konkurrenca jolojale, ATK kërkon implementim të zgjidhjes ligjore
Konkurrenca jolojale është një tjetër problem për turizmin. Nga Asociacioni i Turizmit Kombëtar kërkojmë implementim sa më të shpejtë të zgjidhjes së re ligjore.
“Është e patjetërsueshme zgjidhje sistemore me konkurrencën jolojale që ekziston me vite të tëra dhe paraqet një problem serioz që duhet trajtuar në mënyrë adekuate. Besojmë se zgjidhja e re ligjore e cila është në procedurë do të implementohet në mënyrë adekuate me pranimin e kërkesave tona”,- tha anëtari i këshillit drejtues të AKT-së, Aleksandar Kuzmanovski.
Vitin e kaluar në vend janë të regjistruar mbi një milion turistë, e ky sektor merr pjesë me 3% në PBB.
ERSAN PAJAZITI
