Akuza të ndërsjella VMRO – DPMNE – LSDM
Kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën dhënë televizionit kanal 5 ka theksuar se LSDM...

Kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën dhënë televizionit kanal 5 ka theksuar se LSDM duhet të rishikojë vendimin për bojkotimin e Kuvendit dhe të nisë të kujdeset për interesat e qytetarëve dhe jo thjesht, siç tha ai, për interesat e disa individëve.
Ndaj kësaj deklarata ka reaguar LSDM ku thuhet se janë ai dhe partia e tij kreatorët e zgjedhjeve kriminale, ndaj dhe kjo parti e quan të pamundur shmangien e përgjegjësisë.
Nuk ka vonuar përgjigjja e VMRO-DPMNE-së e cila thotë qartas se nuk do të pranojë as tani dhe as në të ardhmen kërkesën e LSDM-së për formimin e qeverisë teknike.
VMRO-DPMNE thotë se LSDM ka humbur me 200 mijë vota diferencë, ndërsa i vlerëson të pabaza kritikat për “organizimin kriminal të zgjedhjeve parlamentare.
BESIM ABDULLAI
