Maqedoni

Transparenca institucionale, Qeveria hap të dhënat financiare për qytetarët

20.11.2019 15:38

Në ueb platformën ``Financat e Hapura``, qytetarët do të kenë në dispozicion..

Në ueb platformën ``Financat e Hapura``, qytetarët do të kenë në dispozicion të dhënat për të gjitha harxhimet e parave të buxhetit. 
 
“Janë vendosur standardet. Nga sot e tutje, sa herë që një ministri, agjenci ose administrata shtetërore bën një pagesë, transaksionet në kohë rekorde do të jenë në dispozicion të publikut për çdo transaksion në të gjitha institucionet shtetërore për të gjithë qytetarët në vend”,- deklaroi kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
 
“Me promovimin e kësaj platforme, angazhimi i kësaj qeverie për administrim efikas, transparent dhe efektiv të financave publike bëhet realitet. Ky akt është edhe më i rëndësishëm sepse është një hap drejt rrugës evropiane”,- tha ministrja e financave, Nina Angelovska.
 
“Hapi i parë në praktikën politike të vendit tonë është që Qeveria të ketë iniciuar në mënyrë më të hapur, transparente, operacionet e saj financiare dhe aktivitetet e saj për rishikim publik”,- u shpreh ministri përgjegjës për komunikimet, përgjegjshmërinë dhe transparencën, Robert Popovski.
 
Në këtë ueb faqe janë të plasuara harxhimet që nga viti 2010, e shumë shpejt do të fillojë të bëhet abdejtimi 15 ditor i të dhënave.
 
Platforma është zhvilluar nga Ministria e Financave me mbështetje nga Instituti Ndërkombëtar Republikan - IRI dhe USAID.
 
SEDAT SELIMI