Xhaferi takoi Kodhelin në Kuvend, integrimi euroatlantik - rruga e vetme për rajonin
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi....

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar Mimi Kodhelin - kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Sipas Xhaferit, kjo vizitë është me rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve zhvillohen në nivelin më të lartë dhe janë pa çështje të hapura, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Dy bashkëbiseduesit janë përqendruar edhe në statusin aktual të dy vendeve në rrugën e integrimit në BE.
“Krahas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave, besoj në kredibilitetin e Unionit dhe në kapacitetin e Këshillit për të njohur momentin dhe për të dhënë dritë jeshile për fillim”,- ka thënë Xhaferi, thuhet në kumtesën e Kuvendit. Nga ana tjetër, Kodheli përshëndeti punën e Xhaferit, veçanërisht në këtë periudhë të ndjeshme për të dy vendet që vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në mbylljen e çarjeve në murin që momentalisht qëndron në rrugën nga BE.
“Kodheli shprehu bindjen se kjo pasiguri do të tejkalohet, e bindur se me ngjarjet aktuale në union dhe me fillimin eventual të negociatave, të dy vendet do të dëshmojnë pjekuri në proces dhe do e ndryshojnë perceptimin e vendeve anëtare të BE-së ndaj rajonit”,- thuhet në kumtesë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se për rajonin nuk ka rrugë tjetër përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe në NATO, me ç'rast pasurimi i marrëdhënieve bilaterale në sferat e ndryshme mund të jetë vetëm vlerë e shtuar për vendet dhe për rajonin. (Naim Ramadani, TVM2)
