Arresti shtëpiak për Janevën, VMRO-DPMNE: Teatër i turpshëm, i paramenduar

20.11.2019 18:41

Dalja e Janevës nga Shutka, për VMRO-DPMNE-në është....

Dalja e Janevës nga Shutka, për VMRO-DPMNE-në është një skenar dhe teatër i turpshëm, me paramendim.

“Zoran Zaev së pari në një takim liderësh, disa muaj më parë, njoftoi se do të duhej të lirohej nga paraburgimi, Katica Janeva, dhe më pas tha se janë gënjeshtra me bisht. Sot, është e qartë se çfarë lloj skenari është duke u punuar, ku aktrojnë si në teatër dhe grinden Ruskovska dhe Apeli, pastaj do të raportojnë në polici, ku ministri është më i afërt me Zoran Zaevin dhe në përplasje me këtë prokurori, që në fund Zoran Zaev të thotë se duhet një veting sipas masës së tij”, – u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Arresti shtëpiak për Janevën, ASh: Ndikim për të shmangur përgjegjësinë

Për Aleancën për Shqiptarët, sistemi i drejtësisë funksionon me standarde të dyfishta. Nga partia thonë se qeveria, duke ndikuar në gjyqësor, mundëson të shmangë përgjegjësinë penale.

“Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankesën e Janevës, duke lejuar që ajo të shkojë në arrest shtëpiak. Theksojmë se ka pasur dhjetëra raste të të burgosurve shqiptarë, për raste të montuara politike, kundër të cilëve e njëjta gjykatë nuk ka pranuar të vendosë arrest shtëpiak” – thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.