Falsifikoi pasaportën, 1.5 vjet burg në mungesë për Grujevskin

20.11.2019 19:10

Ish shefi i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski...

Ish shefi i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski, është dënuar me 1.5 vjet burg për falsifikimin të pasaportës, dënim i shqiptuar në mungesë, pasi Grujovski gjendet në arrati.

Në seancën gjyqësore nuk kishte as përfaqësues të mbrojtjes dhe as të Prokurorisë.

Gjykata për herë të dytë e sjell vendimin e njëjtë për Grujevskin, pasi Gjykata e Apelit e ktheu lëndën në rigjykim.