Meta konsultohet me Berishën, ish presidenti flet për shpërndarje të Kuvendit
20.11.2019 19:31
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka vijuar takimet për zgjidhjen e krizës. Në takimin me ish presidentin, Sali Berisha, në fokus ishte vetëm ngërçi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe kapja e sistemit të drejtësisë nga shumica.
Në fund të takimit, Meta e shoqëroi personalisht ish-presidentin deri te gazetarët.
Berisha i propozoi Metës të shpërndajë Parlamentin, ose më saktë tha se këtë do ta bënte po të ishte ai president.
Takimi i Ilir Metës me Berishës është në vijimësi të takimeve që kreu i shtetit po zhvillon me aktorë të rëndësishëm politikë në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. (Luljeta Ndoka, TVM2)
