111 vjetori i alfabetit shqip, Akademi Shkencore në Manastir

20.11.2019 20:10

“Në Manastir u vulos identiteti ynë dhe prandaj sot jemi shqiptarë”.....

“Në Manastir u vulos identiteti ynë dhe prandaj sot jemi shqiptarë”. Kështu nisi Akademia Shkencore e mbajtur në Manastir në prag të 111 vjetorit të Alfabetit Shqip.

Drejtori i ITSHKSH - Shkup, Skender Asani, theksoi se identiteti shqiptar, si askund më shumë, bashkohet në alfabetin e gjuhës shqipes.

ITShKShM gjithashtu ka themeluar një edicion të veçantë që do t’i kushtohet kësaj feste dhe do ta mbajë emrin “Ditë e Alfabetit”, ku do të botohen të gjitha punimet e aktiviteteve që ndodhin brenda manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit të gjuhës shqipe”. (Zekirja Mexhiti, TVM2)