Maqedonia fiton ndaj Izraelit, i mbyll eliminatoret në vendin e tretë

20.11.2019 20:12

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut i ka mbyllur eliminatoret me fitore....

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut i ka mbyllur eliminatoret me fitore, duke triumfuar ndaj Izralit në Shkup me golin e vetëm të Boban Nikolovit. Të përzgjedhurit e Igor Angellovskit luajtën një ndeshje mjaftë të mirë, duke krijuar raste të shumta në portën e kundërshtarëve.

Zhbllokimi i rezultatit mund të vinte edhe më herët, kur në minutën e 37-të, Enis Bardhi lëshoi një “bombë” nga gjuajtja e lirë, duke goditur tranversën.

Goli i vetëm i ndeshjes dhe që i solli triumfin Maqedonisë përballë Izraelit u realizua në minutat shtesë të pjesës së parë, me Nikolov që u gjet mirë në rrëmujën e krijuar brenda zonë, duke realizuar për 1:0.

Ky rezultat mbeti i pa ndryshuar edhe në pjesën e dytë edhe përkrah rasteve të shumta që kishte Maqedonia e Veriut.

Me këtë triumf Maqedonia i mbyll eliminatoret në vendin e tretë të grupit dhe kjo është historike për të përzgjedhurit e Angellovskit, pasi asnjëherë më parë nuk kanë përfunduar në këtë pozitë.

Tashmë Maqedoninë e pret ndeshje gjysmëfinale në plej offin e Ligës së Kombeve, ku në muajin mars do të përballet me Kosovën. (infOSport.mk)