Goran Pandev paralajmëron Kosovën!

20.11.2019 21:56

Maqedonia dhe Kosova nuk i’a arritën qëllimit....

Maqedonia dhe Kosova nuk i’a arritën qëllimit që përmes ndeshjeve kualifikuese të sigurojnë një vend për në Euro 2020. Mirëpo që të dyja përfaqësueset gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm do të kenë një mundësi të artë që për herë të parë në historikun e tyre të luajnë në një event të rëndësishëm futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Por si mund të arrijnë një gjë të tillë?

Në europianin e ardhshëm për fat të keq mund të luaj vetëm njëra prej tyre, ndërsa mund të ndodh që në fund të mos kualifikohet asnjëra.

Këto dy përfaqësuese me datë 26 mars në Shkup do të përballen njëra me tjetrën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ndërsa ekipi fitues më pas do të duhet të mund edhe ekipin fitues nga përballja tjetër gjysmëfinale e Ligës “D”, Bjellorusi-Gjeorgji.

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, shpreson që skuadra e tij ta eliminojë Kosovën dhe të kualifikohet për në Europianin e vitit 2020, i cili për herë të parë do të zhvillohet në 12 qytete të ndryshme të Europës.

“Tani në mars na pret Liga e Kombeve dhe shpresoj që përmes kësaj gare do të gëzojmë Maqedoninë dhe të kualifikohemi në Euro 2020. Kjo gjeneratë meriton të luaj në ngjarje të madhe. Deri në mars kemi kohë, me rëndësi është të jemi të gatshëm dhe të kompletuar për ato gara. E di se do të kemi mbështetje të madhe nga publiku, ata do të jenë lojtari ynë i 12-të, kurse nga ne varet gjithçka. Kemi mundësi të shkëlqyeshme ta fitojmë Kosovën, megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodh. Edhe ata kanë reprezentacion cilësor, megjithatë kjo gjeneratë do të dëshmojë kualitetin e tij dhe shpresojë se do të kualifikohemi në Evropian”, ka thënë Pandev.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova ciklin eliminatorë për Euro 2020 e mbyllën duke u renditur në pozitën e tretë në grupet respektive. “Verdhekuqtë” ishin pjesë e grupit “G”, së bashku edhe Letoninë, Izraelin, Sloveninë, Austrinë dhe Poloninë, me këta dy të fundit që prenë biletën për në Europian, ndërkohë Kosova luajti në grupin “A”, bashkë edhe me Bullgarinë, Malin e Zi, Çekinë dhe Anglinë.

Kosova në 8 ndeshje të zhvilluara grumbulloi 11 pikë, duke u renditur pas dy kombëtareve të kualifikuara, Anglisë dhe Çekisë, ndërkohë Maqedonia e Veriut në 10 ndeshje arkëtoi 14 pikë, duke u renditur e treta, menjëherë pas Polonisë dhe Austrisë.