Maqedoni
Parashikimi i motit
21.11.2019 09:03
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet janë në intensitet mesatar.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej zero deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, pasdite madje rritje të vranësirave.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me reshje lokale të shiut. Në disa lugina do paraqitet edhe mjegull.
