Botë
Sulmet ajrore ruse në Siri, 6 civilë dhe 4 fëmijë të vdekur
21.11.2019 09:27
Vazhdojnë sulmet e përgjakshme në Siri. Së fundmi raportohet për 10 viktima, 6 civilë dhe 4 fëmijë....

Sulmet ajrore u bënë nga forcat ruse në Idlib zonën veri-perëndimore të Sirisë që më herët është shpallur zonë e mbrojtur nga aktet e agresionit, ndërsa ushtria e Bashar Bashar al-Asadit ka sulmuar me artileri qytezën Bidama dhe katër fshatra në Idlib. Mësohet se nga sulmet e bëra në Idlib, muajin e kaluar kanë mbetur të vdekur 75 civilë dhe 13 fëmijë.
Kujtojmë që Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtatorin e vitit të kaluar për ta shpallur Idlibin një zonë të deeskalimit ku shprehimisht aktet e agresionit janë të ndaluara. Regjimi sirian dhe aleatët e tij, megjithatë, kanë thyer vazhdimisht marrëveshjen e armëpushimit, duke ndërmarrë sulme të shpeshta brenda zonës.
