Botë

Gjermania dhe Franca po luftojnë për pozicionin e liderit evropian në NATO

21.11.2019 10:30

Franca dhe Gjermania garuan për të fituar udhëheqjen evropiane në NATO të mërkurën në Bruksel...

Franca dhe Gjermania garuan për të fituar udhëheqjen evropiane në NATO të mërkurën në Bruksel, gjatë takimit të parë të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, pasi Presidenti mrancez Emmanuel Macron tha se Aleanca ishte në "vdekje klinike".
 
Një debat publik mbi natyrën e paktit ushtarak po zhvillohet përpara një takimi dy javor të NATO-s në Londër për të shënuar 70 vjetorin e organizatës.
 
Çështja e besimit te Presidenti amerikan Donald Trump, pushtimi turk në Siri, i cili është kritikuar nga anëtarët e shumtë të Aleancës, dhe kritikat e ShBA-së se anëtarët evropianë nuk ndajnë mjaftueshëm fonde për mbrojtjen janë disa nga problemet me të cilat përballet NATO-ja.
 
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha në takim se Evropa nuk duhet të ndahet nga Shtetet e Bashkuara dhe sugjeroi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të krijojë një komision ekspertësh për të diskutuar çështjet strategjike.
 
Më vete nga propozimi i Berlinit, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian gjithashtu ngriti idenë e një grupi "personash të mençur" për të marrë në konsideratë të ardhmen e NATO-s, i thanë dy diplomatë Reuters.
 
Macron, në një intervistë me The Economist më 7 nëntor, bëri thirrje për një integrim më të madh evropian të mbrojtjes, për të qenë në gjendje t'i përgjigjen krizave pranë kufijve evropianë më shpejt, pa NATO-n ose Shtetet e Bashkuara.
 
Ai paralajmëroi për mungesën e bashkërendimit të aleatëve evropianë nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë nga ana tjetër.
 
"Gjëja e rëndësishme është që krahu politik i NATO-s është forcuar," u tha Maas gazetarëve.
 
"NATO është gjaku i jetës së Evropës," theksoi ai.
 
Le Drian nuk foli publikisht të mërkurën, por disa diplomatë thanë se Parisi po kërkon të shtrojë për diskutim disa pyetje tabu, siç është cilësia e udhëheqjes amerikane, duke pasur parasysh deklaratën e mëparshme se NATO ishte e vjetëruar.
 
"Bëhet fjalë se kush do të jetë udhëheqësi natyror i Evropës: Parisi ose Berlini, ose ndoshta së bashku, dhe në çfarë drejtimi po shkon NATO," tha një diplomat i lartë i NATO-s./Ora News