Formula 1

Sërish Mercedes, Hamilton triumfon në Singapor

21.09.2014 18:21

Leuis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit dhe në të njëjtën kohë ka marrë kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve në Botërorin e Formulës 1...

Leuis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit dhe në të njëjtën kohë ka marrë kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve në Botërorin e Formulës 1 pas braktisjes së garës ngagjermani Nico Rosberg në xhirone 14.
 
Britaniku i Mercedesit ka lënë pas në një garë spektakolare dhe shumë të luftuar dy pilotët e Red Bullit: Sebastian Vettel dhe Daniel Ricciardo.
 
Me këtë fitore Hamiltoni arrin kuotën e 241 pikëve, ndërsa Rosberg mbetet në kuotën e 238 pikëve. Gjermani nuk u nis dot në xhiron e formacionit për shkak të një problemi me marshet e për këtë arsye u detyrua ta niste garën nga bokset. Nëxhiron e 14, sërish për shkak të problemeve me marshet, Rosberg tërhiqet nga gara.
 
Për pilotin e Ferrarit Fernando Alonson vetëm vendi i katërt, ndërsa Kimi Raikkonen me Ferrarin tjetër përfundon garën në vendin e tetë.