Futboll
Turpërohet Manchester United
21.09.2014 18:25
Manchester United nuk ka arritur të mbaj epërsinë prej dy golave të krijuar në fillim të takimit pasi në fund është turpëruar me rezultat 5-3 nga Leicester City...

United e nisi furishëm takimin dhe brenda 16 minutave krijoi epërsi të dyfishtë, pas golave të shënuar nga Robin van Persie e Angel Di Maria. Vetëm dy minuta më vonë vendasit ngushtuan epërsinë përmes Uloja, mirëpo Herrera (57') riktheu epërsinë prej dy golava 1-3.
David Nudzhet shënoi nga penaltia për të zvogëluar rezultatin në 2-3, derisa Cambiasso (64') barazoi shifrat në 3-3, duke bërë një rikthim senzacional. Vendasit nuk u ndalën me kaq pasi arritën edhe dy gola të tjerë duke tronditur "Djajtë e Kuq".
Vardi (79') kaloi për herë të parë Leicesteri-n në epërsi 4-3, kurse Uloja nga penaltia shënoi për rezultatin final 5-3.
