Në press konferencën e ASH-së reagon drejtoria e spitalit të Gostivarit
Pas konferences se ASH, reagon drejtoria e Spitalit te Gostivarit....

Pas konferences se ASH, reagon drejtoria e Spitalit te Gostivarit. Nga kjo drejtori thonë se deklaratave jo korekte të përfaqësuesve të Komunës së Gostivarit do tju përgjigjen me investime.
“Njoftojmë qytetarët e Gostivarit me rethinë se dje më datë 20.11.2019 pas mbarimit të lëndës për furnizime publike Spitali i Gostivarit u furnizua me aparaturë të Anestezisë,e cila aparaturë është një ndër aparaturat më të sofistikuara dhe më moderne të të gjitha kohrave sa i përket sallave të operacionit dhe anestezisë. Nga personeli i spitalit në veçanti nga reparti i anestezionit dhe sallave të operacionit ky investim i radhës u vlersua shum pozitivisht pasi që për personelin mjeksorë do të jetë një lehtësim dhe siguri e madhe gjatë operacioneve.Gjithashtu ju njoftojmë se nga data 28.11.2019 në spitalin tonë do të qëndrojnë ekip profesionistësh ku do të lëshojnë në përdorim edhe zyrtarisht aparatin e anestezionit i cili është prodhim i kohrave më të fundit dhe një ndër aparatët më moderne mjeksorë. Ju informojmë se ky aparat i anestezionit kapë vlerën e reth 60.000 eurove,dhe tani më pas furnizimit me këtë aparaturë vlera e investimeve kapitale dhe aparaturave mjeksore për vitin 2018-2019 kap vleren e 510.000 eurove ose 31.365.000 den. - Gjithashtu ju informojmë se në muajin Dhjetorë konkretisht më datë 01.12.2019 do të fillon edhe rikonstruimi total i repartit të Kirurgjisë dhe disa hapsirave të tjera, ky projekt do të kapë vlerën e reth 15.000.000 den ose 243.000 dhe do të llogaritet si një ndër projektet më të mëdha dhe të vetmet që ndonjëherë është realizuar nga ana e Spitalit nga të ardhurat vetanake të buxhetit. Për vitin 2020 jemi duke përpiluar PLAN BIZNESIN ku nga buxheti i spitalit do të ndahen mjete të konsiderueshme për riparim, rikonstruim të hapsirave, aparatura mjekësore tepër të sofistikuara dhe shumë investime të tjera kapitale që pacientëve tu krijojmë kushte sa më të mira” - thonë nga spitali i Gostivarit.
