Britania do të riatdhesojë një qytetar britanik nga Siria
21.11.2019 21:41
Qeveria britanike do të riatdhesojë për herë të parë një qytetar britanik nga Siria...

Qeveria britanike do të riatdhesojë për herë të parë një qytetar britanik nga Siria si pjesë e Shtetit Islamik. Qytetarët nga ai rajon do të transportohen në Britani gjatë ditëve të ardhshme.
Pavarësisht se OKB-ja ka deklaruar se çdo shtet duhet të mbajë përgjegjësi për qytetarët e tyre nëse nuk duan që ato të ndiqen penalisht në Siri. Por prej kohësh Britania nuk ka pranuar që të riatdhesojë asnjë person deri në vendimin e sotëm.
Më shumë se 1200 persona janë riatdhesuar nga Siria drejt Kazakistanit, Uzbekistanit, Rusisë e Kosovës. Kjo vjen pas kundërshtimit të ligjit për vrasjen e tyre në Siri.
