Maqedoni
Çmimi shtetëror “22 nëntori”, fitues Adnan e Kimete Agai dhe David Hosaflook
22.11.2019 10:30
Për herë të parë, Maqedonia e Veriut ndan sot çmimin shtetëror “22 nëntori - Kongresi i Manastirit, Dita e Alfabetit”...

Për herë të parë, Maqedonia e Veriut ndan sot çmimin shtetëror “22 nëntori - Kongresi i Manastirit, Dita e Alfabetit”, që prej sivjet do t’u u ndahet personaliteteve të shquara, që kanë dhënë shumë për arsimin, shkencën dhe kulturën shqiptare.
Fituesit e parë të këtij çmimi prestigjioz janë Adnan e Kimete Agai dhe David Hosaflook. Adnan e Kimete Agai janë pishtarë të arsimit e kulturës shqiptare. Ata përkushtimin e tyre për arsimin shqip dhe kombin shqiptar e paguan me diferencim të tejskajshëm, madje edhe me burg, por kjo në asnjë moment nuk i stepi dy pishtarët e arsimit shqip të vazhdojë punën e tyre në të mirë të kombit.
Fituesi tjetër i çmimit, Dr. Hosaflook, është shtetas amerikan, e që një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë e shqiptarëve, e çmimin e merr për kontributin e jashtëzakonshëm në hulumtimin dhe studimin e Kongresit të Manastirit, e në veçanti për zbardhjen e fatit të familjes Qiriazi.
