Ekonomi
Buxheti europian 2020, ndahen 168.7 miliardë euro për Ballkanin
22.11.2019 11:35
Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian, arritën një marrëveshje mbi buxhetin e bllokut...

Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian, arritën një marrëveshje mbi buxhetin e bllokut për vitin 2020 dhe për fondet për Ballkanin perëndimor, që janë shtuar.
Angazhimet totale përcaktohen në 168.7 miliardë euro, ç’ka përbën një rritje prej 1.5% krahasuar me buxhetin e vitit që shkoi. Janë zvogëluar ndjeshëm, me plot 85 milionë euro fondet e para-anëtarësimit për Turqinë, krahasuar me draftin e propozuar nga Komisioni, ndërsa parashikohen më shumë fonde për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Fushat me përparësi në të cilat përqendrohet buxheti i ri, janë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike, krijimi i vendeve të punës, forcimi i sigurisë dhe menaxhimi i sfidave të emigracionit. Ajo që vihet re në mënyrë të veçantë është se, ka më shumë fonde për klimën, mbrojtjes të së cilës BE-ja ka vendosur t`i kushtojë të paktën 20% të shpenzimeve. Parlamenti dhe Këshilli tani kanë 14 ditë kohë për ta aprovuar zyrtarisht marrëveshjen e arritur.
