Maqedoni
Pendarovski: Alfabeti i një gjuhe, hapi më domethënës i vetëidentifikimit të një populli
22.11.2019 12:04
Presidenti Stevo Pendarovski, ka uruar qytetarët shqiptar...

Presidenti Stevo Pendarovski , ka uruar qytetarët shqiptarë për 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip.
“Krijimi i alfabetit dhe kodikimit të një gjuhe është një nga hapat më domethënës të vetidentikimit të një populli. 22 Nëntorit është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, meqë, në këtë datë të vitin 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unikimin e alfabetit shqip. Me këtë praktikisht u nxit ngritja politike, kulturore e arsimore e shqiptarëve. Duke e kremtuar këtë festë, ne si shoqëri bashkëkohore, multietnike dhe multikulturore i dëshmojmë angazhimet tona për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, ashtu si edhe një të ardhme më të mirë e më të ndritshme për çdo qytetar tonin. Respektimi dhe vlerësimi i dallimeve ndërmjet vete janë ato që na afrojnë, bashkojnë dhe na bëjnë unikë në menaxhimin e sdave. Së këndejmi, në këtë rast, dua bashkësisë etnike shqiptare t’ia uroj Ditën e Alfabetit, kurse të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i porosis se rruga e vërtetë e ndërtimit të shtetit evropian është përmes respektimit, bashkëpunimit dhe përbashkësisë. Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip!”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.
