Maqedoni
Alternativa uron 111-vjetorin e Alfabetit
22.11.2019 12:23
Partia Alternativa, ka uruar mbarë kombin shqiptar...

Partia Alternativa, ka uruar mbarë kombin shqiptar në Ditën e Alfabetit Shqip
“22 nëntori i 1908-s ishte uvertura e komb-ndërtimit tonë, që u kurorëzua me 28 nëntorin e 1912-s, sepse përcaktimi i alfabetit shqip e mundësoi edhe shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë. Një komb që për 111 vjet shkruan me shkronjat e veta latine, detyrimisht e ka përcaktuar fatin e tij historik si komb i dijes, i shkrimit dhe i librit. Për këtë jemi pafundësisht mirënjohës ndaj të gjitha personaliteteve të larta të kombit , për vizionin dhe devotshmërinë me të cilën e skicuan identitetin tonë kombëtar“, thuhet mes tjerash në urimin e Alternativës
